Paraditen e sotme është mbledhur Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të shqyrtuar ankesat e disa partive, përfshirë Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, për 9 qarqe. PD-AN dhe LSI kërkojnë rishikim të rezultatit në 9 qarqe.
Fjalën e mori i pari përfaqësuesi i LSI në KAS, i cili mori si shembull rastin e kandidatit Vangjel Tavo në Gjirokastër.
Sipas LSI, vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për të ndaluar hyrjen e emigrantëve kishte si qëllim goditjen e LSI, ndërsa theksoi se LSI në Dropull do të ishte forcë e parë.
