Paçka se procesi i zgjedhjeve për kreun e ri të FPRD-së ende nuk është zyrtarizuar, pasi brenda dy ditëve mund të ankimohet, Sali Berisha ka “legjitimuar” fituesin. Nga një njoftim nga zyra e shtypit bëhet me dije se Sali Berisha ka pritur në zyrë, fituesin Besart Xhaferi. Berisha i uroi atij suksese për përgjegjësinë e re që ka marrë në dorë.
Sipas statutit të vetë PD-së, në forumin rinor bëhen pjesë të rinjtë nga 15-35 vjeç. Xhaferi është 32 vjeç dhe në përfundim të mandatit 4-vjeçar ai do të ishte 36-vjeç, pra do ta ushtronte mandatin në shkelje të statutit.
Në rrjetet sociale menjëherë pasi Xhaferi u shpall fitues, u bënë denoncimet për parregullsi në procesin zgjedhor.
