Shqipëria ka pësuar një nga ngjarjet më të rënda të 40 viteve të fundit duke u goditur nga një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës rihter.
Si pasojë 44 persona (raportuar deri më tani) kanë humbur jetën, ndërsa 750 të tjerë janë lënduar.
Në një kohë kur të gjithë qytetarët janë solidarizuar me qytetarët e zonave të prekura nga tërmeti duke dhuruar ndihma e duke kryer donacione me vlera të konsiderueshme, kanë nisur edhe ‘anomalitë’ e para.
Bëhet fjalë për rritjen e çmimeve me qëllime përfitime nga disa biznese.
Bashkia e Pogradecit përmes një njoftimin në faqen e saj zyrtare, pas denoncimeve të shumta të mbërritura, lajmëron se qytetarët e prekur nga tërmeti e që duan të strehohen në këto zona, po përballen me çmime abuzive.
Tirananews.al

