Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Antikorrupsioni”, gjyqtarët e Krimeve të Rënda duan të jenë pjesë e saj

21:50 / January 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjykata e krimeve te renda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjyqtarët që janë aktualisht në dy Gjykatat e Krimeve të Rënda të Shkallës së Parë dhe Apelit kanë shprehur dëshirën për të qenë përkohësisht pjesë të Gjykatës Antikorrupsion. Metohët se ata kanë dorëzuar një shkresë ku pranojnë që ata dhe familjarët e afërm të tyre ti nënshtrohen kontrollit periodik të llogarive të tyre financiare dhe i komunikimeve vetjake.

Të hënën e 21 janarit Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe ajo e Apelit do të bëjnë zyrtare numrin e gjyqtarëve, të cilët kanë dhënë miratimin për të qenë përkohësisht pjesë e Gjykatës së Antikorrupsion.

Ora News bën të ditur se ka mësuar që pëlqimin për të qenë pjesë e kësaj gjykate e kanë dhënë pothuajse të gjithë gjyqtarët që janë aktualisht në detyrë.

Pas ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucionet e reja që pritet të ngrihen janë edhe Gjykata Antikorrupsion dhe Prokuroria e Posaçme.

Sipas Kushtetutës, Gjykata e re duhet të konstituohet dy muaj nga ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Pas vendimit te KLP, Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur procesin e transformimit në Gjykatën Antikorrupsion. Në dispozitat kalimtare është parashikuar se fillimisht në këtë gjykatë do të kalojnë gjyqtarët aktualë të Krimeve të Rënda. Nëse pranojnë, ata marrin një emërim provizor për këtë gjykatë deri në formimin e gjykatës së re.

Por dhënia e pëlqimit nga ana e këtyre gjyqtarëve do të thotë se ata dhe familjarët e tyre do të jenë në një regjim të rreptë kontrolli dhe mbikëqyrjeje, që nga rishikimi periodik i llogarive të tyre financiare dhe deri te kontrolli i komunikimeve vetjake. Ndërkohë që nga Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë aplikuar për të qenë pjesë e SPAK Besnik Muçi dhe Klodian Braho që janë aktualisht prokuror të krimeve të rënda.

gjyqtare spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.