Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Antimitingjet që po shpëtojnë Bashën nga Berishizmi

19:53 / January 16, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha Berishaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Jo rastësisht antimitingu I parë I enveristëve ndodhi në Tropojë në Janar të vitit 1991. Qyteti nga I cili kishin dal dy liderët e rinj të Partisë Demokratike, ishte revoltuar pasi “dy besëprerët” e Partisë, kishin turpruar Tropojën. Sidomos Saliu që partia e kishte çuar në shkollë, e kishte bërë doktor dhe I kishte besuar edhe shëndetin e udhëheqjes.

Ky ishte mentaliteti shfajësues me të cilën nisën antimitingjet enveristët në Shqipëri. Është I njëjti argument dhe  e njëjta mendësi e enveristëve të rinj të vitit 2022, të cilët pasi humbën betejën e 8 janarit, tani e kanë degraduar lëvzijen e tyre në antimitingje enveriste.

Por a e dëmton Partinë Demokratike ky fenomen?

Nëse ka një gjë që në fakt ndihmon procesin e percipitimit të së keqes dhe ndarjes nga një kulturë politike që i takon komunizmit është pëkërisht simptoma e antimitingjeve.

Përfytyroni tani që në çdo qytet që do të shkoj Lulzim Basha, Sali Berisha do të organizoj 20 vetw ta presin me thirrrjet “Basha ik”. Kjo do të krijoj listën e njerëzve komik të qytetit, të atyre që do të konfrontohen fizikisht për Sali Berishën me miqtë e kolegët e tyre të disa muajve më parë. Shumë gjëra tragjike dhe dramatike janë harruar nga viti 1991, por gjërat komike nuk janë harruar ende. Dhe ato lidhen vetëm me antimitingjet e enveristëve.

Qindra njerëz më pas u ka ardhur turp nga ajo që kanë bërë, janë përpjekur të fshehin ngjarjen apo disa si Buajr Nishani të ndërrojnë dhe mbiemrin, por ana komike e asaj që ka ndodhur me bustin e Enver Hoxhës në krah nuk ka ikur.

Kështu do të ndodh dhe me antimitingjet e Berishës. Të lusim zotin që ai ti bëj ato qytet më qytet ku shkon Lulzim Basha, që qytet më qytet, të jetë e qartë ndarja mes tij dhe qytetit, mes kulturës berisshiste dhe kulturës qytetare dhe mes të tjerash mes njerëzve që e përfaqësojnë Sali Berishën.

Ata që do të marin përsipër “antimitingun” natyrisht do jenë symbol I tij në atë qytet dhe nuk ka më mirë se sa simbol I tij në çdo qytet të Shqipërisë të jenë kategori të tilla të degraduara njerëzish.

Sot disa nga ata që bën antimingtun e parë në Tropojë janë në ekipin e Foltores së Sali Berishës si organizatorë. Një prej tyre madje është koka që urdhroi antimintingun. Ata të shkretët që dolën në të ftohtin e 11 Janarit 1991, të protestonin kundër themelimit të PD si prerje në besë e partisë nga Tropoja, janë fshehur për 30 vjet mos t’ua kujtojë njeri.

Ndaj këta që marrin pjesë në antimitingjet e Berishës, thjesht duhen filmuar dhe fotografuar që të mos harrohen. Duhen publikuar me humor dhe keqardhje. Është ndoshta nderi I fundit që Sali Berisha po I bën Lulzim Bashës, I pa vetdijshëm që po e diferencon nga plehrat dhe historitë e tij linçuese.

Ky është në fakt Berisha i vërtet, një njeri banal, që e ka nisur karrierën prej antimitingjeve enveriste dhe po e mbyll me antimitingjet e veta. Së paku në një pikë nuk I tradhëtoi enveristët. Ua mbajti gjallë traditën.

antimitingjet bashen shpetojne
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria ka nevojë për paqe sociale dhe shtet të fortë ligjor

12:15 / October 17, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Proporcionaliteti nuk mund përdoret për të legjitimuar dhunën

20:19 / October 16, 2026

Sa vlen një polic dhe sa vlen një huligan?

19:30 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.