Me një super aksion të udhëquar nga SPAK, për Anton Gjinajn sot u vendos sekuestrimi i 23 pasurive. Ai del të jetë rezulton të jetë pronar i kompanisë “Alesio-2014”, në aktivitetin e së cilës janë një numër i konsiderueshëm biznesesh që operojnë jo në Tiranë, Durrës dhe Kavajë. Ai njihet me emrin Pashk Rrapi, emër me të cilin u identifikua fillimisht në Mal të Zi.
Po ashtu Gjinaj u arrestua në muajin prill të 2021-it, në Mal të Zi. Ai ka qenë në kërkim nga Interpol Madrid, i cili ngriti alarmin e kuq për këtë person. Ai pritet të ekstradohet në drejtim të Spanjës, për të vuajtur dënimin e dhënë nga shteti iberik.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Anton Gjini është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importimin, magazinimin dhe shitjen e mëtejshme të 50 kilogramëve heroinë në territorin e Spanjës, në zonat përreth qyteteve të Murcia dhe Alicante.