Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Antonio u vetëvra? Zbulohet se jetën ja mori e dashura, nëna e saj: Çdo gjë është e stisur

14:07 / April 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 04 29 135838
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një histori shokuese duket se është zbardhur nga gjykata e Korçës. Kejsi Spahillari është akuzuar për vrasjen e të dashurit të saj, Antonio Karafili. Ngjarja e trishtë ka ndodhur në Voskopojë, 7 vjet më parë.

Asokohe për shkak se Antonio i ndjerë u gjet i varur me një çarçaf në një pemë në periferi të Voskopojës, rasti u hetua dhe regjistrua si vetëvrasje. Antonio ishte viktimë dhe u vra nga Kejsi dhe një person tjetër, Rexhep Vathi. Dyshohet se Kejsi dhe Rexhepi kanë pasur një lidhje paralele dhe kanë mbytur me çarçaf të ndjerin.

Kejsi u largua për në Kanada ku krijoi edhe familje, ndërsa në vitin 2024, Rexhepi i dha fund jetës duke u vetëvrarë. Prokuroria e Korçës ka nxjerrë edhe urdhrin e arrestit për Kejsin, ndërsa gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg. Më tej, mund të dalë edhe një urdhër arresti për kërkim ndërkombëtar.

Nëna e Kejsit, Ana Spahillari i hedh poshtë këto akuza. ”Do të gjendet të dhëna biologjike në çarçaf se ka qenë Kejsi ishte ajo që e gjeti, bashkë me të ëmën e kanë prekur çarçafin. Nuk kishte arsye që Kejsi ta bënte këtë gjë. Ka nisur një luftë si me mullinjtë e erës, çdo gjë shpifet dhe besohet. Të bëhesh vrasës pa pasur asnjë provë. Kejsi nuk ka lidhje fare, ishin në Korçë. Kishin pasur një grindje, kishin shkuar në Voskopojë, ai nuk kishte dashur të zbriste, e kishte lënë aty. Vetë e ëma tha se e ngritëm peshë që ngritëm çarçafin, jo e gjetëm në tokë. Pas një muaji e gjysmë filluan edhe stisën këtë gjë”, thotë ajo.

antonio karafili Korçë krim Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.