Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Antony Blinken takim me Edi Ramën në Uashington

12:29 / February 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Blinkden
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mesi i muajit shkurt do ta gjej kryeministrin Edi Rama në OKB nga ku do të marrë pjesë edhe në mbledhjen e radhës të Këshillin të Sigurimit.

Top Channel shkruan se gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri Rama do të shkojë edhe në Uashington, pasi ka marrë një ftesë për tu takuar me Antony Blinken, sekretar amerikan i shtetit.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Edi Ramës dhe sekretarit Blinken, pas atij të 13 Qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G.

Sakaq në 19 Gusht 2021 sekretari Blinken i telefonoi kryeministrit Edi Rama për ta falendëruar pas gatishmërisë për të pritur qytetarët afgan në nevojë.

Administrata e presidentit Biden përmes sekretarit Blinken po tregon një vëmendje të posaçme ndaj rajonit tonë, e cila ishte zbehur vitet e fundit.

Vetë sekretari Blinken emëroi tre muaj më parë, Gabriel Escobar si të dërguar special për Ballkanin.

Ky takim i kryeministrit Edi Rama me sekretarin Blinken vjen në një kohë kur në Shqipëri ish kryeministri Sali Berisha ka intensifikuar retorikën anti amerikane pas shpalljes Non Grata.

Madje në mënyrë të paprecedentë si asnjë prej 200 personave non grata nga SHBA, ndërmori dorëzimin e një padie ndaj sekretarit Blinken në një gjykatë franceze.

Pasi i qëndroi stoik kërkesës amerikane për Sali Berishën, ftesë për të vizituar Uashingtonin ka marrë edhe kreu PD Lulzim Basha, gjatë vizitës të fundit në Tiranë të Gabriel Escobar./TCH

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë, integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian

13:48 / October 1, 2026

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un ‘steril’, t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit 

13:44 / October 1, 2026

Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit

12:28 / October 1, 2026

Ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar nga Lushnja

12:20 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.