Kryeministri Edi Rama duket se nuk do të tërhiqet nga fushata zgjedhore edhe pse sot Presidenti anuloi dekretin e tij për datën 30 e qershorit.
Rama në një postim në faqen e Facebook, ashtu si në Berat është treguar i prërë në qëndrimin e tij.
Për Ramën zgjedhjet do mbahen më datë 30 qershor.
“ZGJEDHJET DO TË BËHEN NË 30 QERSHOR! Natën e mire”, shkruan ai.
Më herët gjatë mitingut në Berat, kryeministri u shpreh se lëvizja e Presidentit dhe e opozitës nuk e kanë gjëtur atë të në befasi, por ai u shpreh se është i përgatitur, i ka marrë të gjitha masat dhe se është tre lëvizje para opozitës.
