Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Anulimi i seancës me kreun e SHISH-it, Salianji: Po vonojnë qëllimisht certifikatat e Sigurisë

13:37 / June 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 75
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat Ervin Salianji tha për mediat se drejtues të SHISH-it, janë kapur duke bërë shantazh dhe se askush nuk guxon që t’i mbyllë gojën deputetëve të opozitës. Salianji ka treguar çështjet për të cilat ka ngritur shqetësim në këtë komision, për të cilat tha se nuk ka marrë përgjigje nga kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni. Nuk u respektua as procedura dhe as ligji për të bërë kërkesa proceduriale dhe për votën në rastin e hedhjes në votë për të mbyllur komisionin. Në komision, shqetësimi jonë është për 2 çështje të rëndësishme që janë hedhur si akuza në publik për drejtuesen e re të SHISH, për të cilat dhe i pyeta.

“Pyeta nëse ka pasur shkakrkim nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës të zonjës Hyseni për shkak të lidhjeve me Serbinë apo jo. Pyetje që mori të gjithë sherrnajën dhe bëri që komisioni të mbyllej. Pyetja e dytë që është shqetësuese për publikun, është që a ka pasur para, gjatë, apo në kohën kur ushtron detyrën si drejtuese e SHISH, udhëtim në Beograd, siç media ka raportuar. Shqetësimi i tretë dhe shumë i rëndësishëm ka të bëjë me shpartallimin e SHISH duke larguar profesionistë dhe duke e mbushur institucionin me militanët e PS-së.

Shqetësimi i katërt, ku dhe u mbyll mbledhja, ishte që drejtues të atij shërbimi informativ apo nga shërbime të shteteve partnere janë kapur duke bërë shantazh, duke u përfshirë në veprimtarinë kriminale dhe për këtë po e pyesja me iniciale. U mbyll mbledhja. Nuk ka mësues fshati që i mbyll gojën deputetëve të opozitës, mund t’i bëjnë këto me njerëz të pamundur, por kur goxojnë ta bëjnë edhe me ne, do të marrin përgjigjen e merituar. Gjithë frika e drejtuesve, ishte frika se ishte vendosur para kamerave.

Bënë luftë me mediat për të mos i dhënë mundësinë publikut nëse ka paligjshmëri në vendosjen e saj, një shqetësim që është ngritur ka qenë mungesa e bashkëpunimit të SHISH me Shërbimin e Inteligjencës së Kosovës. Mbledhja e sotme u mbyll për shkak se po flisja unë. Do të jetë në një moment tjetër. I vonojnë qëllimisht certifikatat e sigurisë për deputetët”,-Salianji.

ervin salianji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.