Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Anulohen ndeshjet në Kinë, Ronaldo ruan energjitë

19:59 / January 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ronaldo C
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Klubi i Al-Nassr anuloi dy ndeshjet e planifikuara për t’u luajtur në Kinë, në qytetin Shenzhen me dy ekipe vendase. Sauditët njoftuan se dy sfidat e planifikuara për në 24 dhe 28 Janar nuk do të mbahen, edhe pse të gjitha biletat ishin shitur.

Tifozët kinezë donin të shihnin Cristiano Ronaldon në stadium, por klubi saudit njofton se kapiteni i tyre ka pësuar një dëmtim. Klubi madje ka postuar pamje nga një seancë stërvitore në palestër ku mungon Cristiano Ronaldo. Ylli portugez është parë vetëm në pishinë.

Por ajo çka besohet se ka ndodhur vertetë është se Ronaldo nuk ka dashur të luajë për të qenë në formën më të mirë pasi më 1 Shkurt, do të luhet një ndeshje e madhe. Në fakt nuk ka një trofe në mes, dhe as bëhet fjalë për ekipe më emër, por në fushën e lojës do të jenë përballë njëri-tjetrit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Messi dhe Ronaldo janë përballur me njëri tjetrin 36 herë. Messi ka regjistruar 16 fitore ndërsa Ronaldo 10, nëntë janë barazimet. Në këto ndeshje Messi ka shënuar 21 gola dhe 12 asist ndërsa Ronaldo 20 gola dhe një asist.

Takimi është parashikuar të transmetohet live në shumë vende të ndryshme të botës dhe në mënyrë të pashmangshme do të ndiqet nga miliona shikues, madje në disa platforma do të jetë pa pagesë për publikun.

anulohet ndeshja kine Ronaldo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.