Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil ICAO bën të ditur se fluturimte drejt dhe nga Rinasi pezullohen deri më 8 prill.
Shkak për këtë është protesta e punonjësve të AlbControl, duke sjellë dhe anulimin e fluturimeve.
Më herët ata janë takuar dhe me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku nga ku dolën pa asnjë negocim.
Pra, nuk do të ketë asnjë ulje-ngritje avionësh pasi s’ka punonjës në kulla për të kontrolluar. Kjo do të vijojë deri në orën 10:00 të datës 8 prill.
Madje edhe tek mbikalimet nuk do të ketë punonjës për të njoftuar nëse është qielli i lirë për avionët apo jo.
65 punonjës të AlbControl kanë pezulluar punën për shkak të pagave të tyre, stresit në punë dhe kërkojnë zgjidhje të kontratës. Balluku sot nuk arriti t’i bindë për një marrëveshje, dhe kjo ka sjellë edhe pezullimin e të gjitha fluturimeve.

