Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Anulohet takimi i përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës

18:16 / June 13, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
81545CA2 A227 46F6 95FF 27EA8D0E8042
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anulohet takimi i përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Burime për tirananews konfirmojnë se anulimi ka ardhur pas deklaratave të forta që Kurti bëri ndaj Edi Ramës.

Albin Kurti ka pasur një kërkesë për kryeministrin Edi Rama. Në një konferencë për mediat, Kurti tha se draftin që ka propozuar kreu i qeverisë shqiptare për serbët në veri të Kosovës, t’ia dërgojë Aleksandër Vuçiç dhe të vihet në zbatim edhe për shqiptarët në Serbi. Ai thotë se nuk ka dyshime që Rama beson se propozimi i tij është i mirë, e kësisoj e fton që të njëjtën gjë të bëjë edhe për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë.

Madje shton, se këtë propozim mund t’ia prezantojë në takimin e radhës të “Ballkanit të Hapur”.

“Në Ohër kam ofruar që ta shkruaj draft statutin, nuk kam interes t’i dominoj, se jam kryeministër i të gjithëve, kam kërkuar që të ketë një dakordësi për parimet bazë, se nuk mund të ballafaqojmë tekste kur nuk kemi dakordësi për parimet dhe frymën, nuk kam dyshim që Rama beson që propozimi i tij është i mirë, dhe duke qenë kështu, krejt çfarë unë propozoj është që Rama këtë draft t’ia prezantojë Vuçiçit në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë. Aq më tepër që neni 8, pika 1 thotë që republika shqiptare mbron të drejtat e minoriteve jashtë territorit të Shqipërisë, në vend që t’i propozohet për serbët në veri, t’ia propozojë për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë”, tha Kurti.

Kurti shton se nuk e ka parë atë draft të propozuar pak ditë më parë nga Rama.

 “Unë i besoj Ramës që beson se ai model është i mirë për pakicat kombëtare. Duke u bazuar në kushtetutën e Shqipërisë, neni 8 pika 1, por edhe në kontekstin politik, vetëm po tregoj ku është adresa dhe cila do të jetë kërkesa për këtë model. Unë nuk e di atë draf statut, por i besoj kryeministrit Rama që ai beson se është i mirë dhe i duhur. Jemi në kontakt të vazhdueshëm, pasi nëse kemi taksimin e dy qeverive ku na presin marrëveshje të reja”, tha Kurti.

Draft-statutin për Asociacionin, Edi Rama ia prezantoi pak ditë më parë presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz. Ai tha se këtë nuk e ka konsultuar me asnjë nga palët,  as në Kosovë e as në Serbi, duke shtuar se ata që e shajnë këtë draft, pa e njohur, kanë frikë se humbin armikun që iu krijon kushte të flasin dhe të sulmojnë.  Pritet që ky vendim për mbledhjen e nesërme të zyrtarizohet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.