Këngëtarët Anxhela Peristeri dhe Klajdi Haruni, të ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, në një lidhje të drejtpërdrejtë, treguan dhe për bisedat e gjata telefonike, dhe lidhjen e veçantë që kishin me njëri-tjetrin. Të ftuar në bashkëbisedim ishin dhe prindërit e këngëtarit, të cilët treguan disa ‘sekrete’ të Anxhelës dhe Klajdi Harunit.

Babai i Klajdit rrëfeu se si dy familjet e tyre korçare njiheshin mirë, dhe i biri kishte një miqësi të ngushtë për Anxhela Peristerin, madje flisnin aq shumë në telefon, sa njëherë fatura i kishte shkuar 320 mijë Lekë.
“Të kujtohet Anxhela…Një muaj na erdhi telefoni 320 mijë lekë, i thashë nënës së Anxhelës: Telefonin e paguaj unë, ata le të bëjnë dashuri sa të duan në telefon. Asokohe ashtu bëhej dashuria nga telefoni”,- tregoi babai i Klajdit.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Ndërko Anxhela Peristeri ka treguar se ishin mjaft të vegjël në atë kohë, dhe flisnin gjatë në telefon, dhe Klajdi Haruni si një tip romantik, i recitonte poezi nga bisedat e gjata.
“Kemi qenë shumë të vegjël, ishim në shkollë bashkë. Klajdi s’po i tregoj të gjitha. Zakonisht flisnim shumë në telefon. Klajdi më shkruante poezi, më merrte në telefon dhe m’i recitonte. Prandaj i shkonte telefoni aq shumë. Nuk i kujtoj dot tani se ishim vërtet shumë të vegjël”,- u shpreh këngëtarja.
