Pasi kënga e tij u refuzua nga Festivali i Këngës, Mentor Haziri ka shpërthyer në akuza kundër RTSH-së, duke shkruar se sipas tij, “nuk i duan kosovarët”. (KLIKO)
Postimi i tij, ka shkaktur shumë reagime, nga ndjekës të tij, por dhe kolegë, pjesëmarrës e ish-pjesëmarrës në Festival. Pas Alban Ramosaj, ka reaguar edhe fituesja në fuqi, Anxhela Peristeri që na përfaqësoi në Eurovision, mbajtur në Holandë. Me keqardhje për statusin e Mentorit, Anxhela i ka sugjeruar që fajin ta gjejë tek vetja, duke i treguar edhe eksperiencën e saj personale.
“Të gjithë kemi pasur zhgënjime në karriere por nuk kemi fajesuar kombe.Të keshilloj ta kërkosh gabimin tek vetja fillimisht, pastaj të nxjerrësh vrer për kombin shqiptar. Unë jam fituesja ne fuqi e atij festivali siç e quan ti “Te Korruptuar” dhe dikur nuk jam futur as ne finale. Gjej gabimin ku e ke Mentor sepse asnjë juri profesionistësh nuk refuzon një kengë të bukur e sidomos zërin tënd, pa arsye!”, shkruan Anxhela ndër të tjerash.
Nga ana tjetër, Mentori ka shkruar se thjesht mbron këngën e tij, ndërsa për të festivali është i korruptuar.
“Pra ti po thua që unë kam fituar me korrupsion? Rona? Genti? Aurela? Lindita?”, i është përgjigjur Anxhela, duke theksuar edhe një herë se zgedhja është e këngëtarit që të shkojë tek festivali, jo festivali tek këngëtari.