Dhe njerëzit e famshëm janë mes atyre që po respektojnë rreptësisht izolimin në shtëpi, por dhe duke shfrytëzuar numri e lartë të ndjekësve të tyre për të bërë apel për të respektuar rregullat.
Një prej tyre është dhe Flori Mumajesi. Ja çfarë shkruan ai në rrjetet sociale:
“Mendoj se nuk duhet të vazhdojmë as me shaka bëjmë sfida në rrjetet sociale se sa e merzitshme dhe e padurueshme, është të qëndrosh në shtëpi, duke numëruar ditët në një situatë si kjo! A mos duhet të bëjmë të kundërtën? Thjesht mendim është mos u mërzisni! Po që të mos na detyrojë as policia e as ushtria ta vlerësojmë jetën! Le të veprojmë ndryshe vetë ne, duke i treguar jo vetëm atyre, por të gjithë botës që gjithmonë na ka parë si nga lart si një popull i vështirë, se nuk e shohim më si një lojë dhe se familja jonë e përbashkët është gjëja më e shtrenjtë që kemi!”, shkruan ai.
