Mjeku Gëzim Xhepa, duke folur për problematikat në sistemin shëndetësor në Shqipëri, i bëri thirje shtetit që të kthejë sytë nga QSUT.
Ai ngre shqetësimin se ndodhemi në një situatë ku rrezikojmë që të largohen edhe studentët e specializantët drejt Perëndimit.
“Goditjen fatale sistemit arsimor ja ka dhënë unifikimi i titujve. Duke unifikuar titujt akademik me titujt e research imponuan në gjithë personelin mjekësor të tentojnë me aftësi apo paaftësi të vihen në dispozicion të studentëve. Të ndahen dy titujt si më parë, bashkëpunëtori i vjetër shkencor nga docenti, mjeshtri i kërkimeve nga profesori, përndryshe për interesat tona personale marrim përsipër të dëmtojmë të ardhmen e studentëve. Të kthehet vëmendja në lëndët e informimit. Kështu si ka ardhur do na largohen studentët dhe specializantët duke kërkuar perëndimin, jo vetëm mjekët”, tha Xhepa.