Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Apeli lë në fuqi masat për Gjergj Cukalin, Emiljano Shullazin dhe të pandehurit e tjerë

10:55 / June 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4379
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Gjergj Cukalin, Emiljano Shullazin dhe 10 të pandehur të tjerë të cilët akuzohet se janë pjesë e grupeve kriminale që u goditën nga SPAK më 17 dhe 18 maj.

Kështu, GJKKO ka lënë në fuqi masën për Besian Xhixha, Drianto Bardhi, Gjergji Cukali, Enver Diva, Blerim Abazi, Satilno Basho, Albert Zaja, Emiljano Shullazi, Dejvis Bajramaj, Armando Ndreca, Robert Laçi dhe Naim Stafuka.

Njoftimi i Apelit të GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, sot më 28.06.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 24 akti, datë 20.06.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim Besian Xhixha, Drianto Bardhi, Gjergji Cukali, Enver Diva, Blerim Abazi, Satilno Basho, Albert Zaja, Emiljano Shullazi, Dejvis Bajramaj, Armando Ndreca, Robert Laçi Naim Stafuka, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 49, datë 15.05.2024, verifikuar me vendimet nr. 50, datë 19.05.2024, nr. 51, datë 20.05.2024 dhe nr. 52, datë 20.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimeve nr. 49, datë 15.05.2024 dhe nr. 50, datë 19.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me ankuesit N.S., B.A. (alias B.G.), A.N., R.L., S.B., D.B., D.B.

Miratimin e vendimeve nr. 49, datë 15.05.2024 dhe nr. 51, datë 20.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me ankuesit Gj.C. dhe A.Z.

Miratimin e vendimeve nr. 49, datë 15.05.2024 dhe nr. 52, datë 20.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me ankuesin E.Sh.

Mospranimin e ankimit të ankuesve B.Xh. dhe E.D., ndaj vendimit nr. 49 datë 15.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.