Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

11:31 / April 11, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1013
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas vendimit të gjykatës së Apelit në Tiranë për zbutjen e dënimit për autorin e vrasjes së policit në Fier, Novruz Cenalia, ka reaguar babai i viktimës.

Në një intervistë për Klan News, Asllan Cenalia thotë se vendimi ishte “vrasje për herë të dytë”, ndërsa thotë se vendimin e para dy ditëve, do e bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.

“Gati vrasje e dytë për ne si familjarë. Jo vetëm për ne por edhe për organizatën e policisë. Vetëm reagimet e kolegëve sot, ishin reagime shumë dëshpëruese ndaj këtij vendimi. Por është një vendim drejtësie, e ka dhënë një gjykatë.”, tha Asllan Cenalia.

Ai ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit kur është dhënë vendimi dhe është tronditur nga gjykimi. Sipas tij, drejtësia nuk është bërë.

“S’kishte asnjë rrethanë lehtësuese. Edhe argumentet nuk i mora vesh. Shpresova që vendimi do lihej në fuqi.”, vazhdon ai.

Cenalia ka shtuar se ky vendim ishte “dëshpërues”. “Më ka rënë si bombë me thënë të drejtën, se nuk e prisja”, shton më tej.

Pas vrasjes se të birit, familja Cenalia ka ikur nga Fieri dhe është shpërngulur në Divjakë për të qëndruar larg familjes së autorit të vrasjes. Nga ana tjetër pas ngjarjes, ai thotë se askush nuk i ka kërkuar falje nga familja Mërnica.

Cenalia punon në policinë e zonës dhe thotë se për të zbatimi i ligjit është përparësi, që sipas tij për djalin nuk i është dhënë, duke paralajmëruar se do e ndjekë çështjen edhe në gjykata të tjera.

Novruz Cenalia u vra nga Azgan Mërnica në 13 maj të vitit 2024, në fshatin Baltëz të Fierit, pas një sherri për motive të dobëta. 

Së fundmi, gjykata ka zbutur dënimin për autorin, nga burgim i përjetshëm të cilin e dha gjykata e Fierit, në 35 vite heqje lirie nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Pas këtij vendimi ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, i cili e cilësoi këtë vendim si një akt me pasoja të rrezikshme, që cenon jo vetëm emrin dhe sakrificat e punonjësve të policisë, por kërcënon edhe rendin ligjor dhe vetë shtetin./Klan

Apeli dënimin Novruz cenelia ul
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.