Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Aplikimet për në universitete/ Hapet portali u-Albania, maturantët nisin verifikimin e të dhënave

11:15 / July 15, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
matura shteterore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Maturantët kanë mbyllur provimet dhe tashmë shumë prej tyre presin të aplikojnë për në universitet. Portali U-Albania është hapur dhe ata mund të verifikojnë të dhënat personale. Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar i këshillon të shfrytëzojnë kohën dhe të informohen për degët e pëlqyera.

“Do t’i këshilloj maturantët që të futen në portal dhe të ballafaqojnë të dhënat në dokumente me ato në portal dhe, nëse kanë pasaktësi, ata duhet të drejtohen ose gjimnazit, ose QSHA-së për të bërë korrigjimet përkatëse para fillimit të procesit, se më pas është e pamundur.

Ta shfrytëzojnë këtë kohë edhe për të marrë informacionet e duhura, për të parë kriteret e pranimit, për mënyrën e ecurisë së këtij programi në raundin e parë të vitit të kaluar, të krijojnë ide, të përllogarisin pikët”, tha drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar.

Më pas, duke nisur nga 27 korriku dhe për gjashtë ditë me radhë, mund të plotësojnë formularin A2. Kandidatët për studentë mund të rendisin dhjetë degët e pëlqyera, ndërsa në portal janë aktualizuar kriteret e pranimit për çdo fakultet.

“Nëse maturantët kërkojnë vetëm 2-3 degë, do t’i këshilloja ta plotësojnë formularin e plotë, se mund të ndodhë që në ato degë konkurrenca e maturantëve është e lartë dhe kuotat kanë një numër të caktuar, dhe nëse ato nuk i fitojnë, këto degë mund të aplikojnë për një tjetër. Kur e mbyllin me 2-3, iu hiqet kjo e drejtë dhe mbetet për raundin e dytë.

Mesatarja hyrëse është 6.5 për programet bachelor, për profesionalet mjafton të kesh mbaruar maturën shtetërore, për mësuesinë 7.5 vetëm për ata që në ciklin e dytë dëshirojnë mësuesi.

Por edhe portali i ka në sistem mesataret dhe, nëse nuk e ka këtë mesatare, nuk të shfaqet ajo degë”, shtoi Arjan Xhelaj.

Rreth 29 mijë të rinj pritet të aplikojnë për të nisur studimet e larta vitin e ardhshëm akademik. Rreth tre mijë prej tyre janë maturantë të viteve të shkuara, të cilët riaplikojnë pasi nuk kanë nisur universitetin më parë.

aplikimet universitet Hapet portali U-Albania
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse Ilir Meta qëndron në burg, ndërsa Berisha paraqitet dy herë në muaj? Përgjigjet kreu i SPAK

11:38 / July 15, 2026

Braho: SPAK ka nisur 46 procedime për krime zgjedhore, akuzat ngrihen vetëm mbi prova

11:34 / July 15, 2026

Braho për “Albanian Files”: Kush ka prova, t’i dorëzojë në SPAK. Askush nuk është mbi ligjin

11:32 / July 15, 2026

Rama publikon prapaskenat nga Brukseli: “Mund të mbyllen më shumë se tre kapituj?”

11:19 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.