Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Aplikimet për Shkollat e Larta, 6 ditë afat për maturantët

13:38 / July 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
universitetiitiranes 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke nisur nmga data 29 korrik në portalin u-Albania nisin aplikimet për shkollat e larta. Drejtori i rrjetit akademik shqiptar, Arjan Xhelaj, tregon se çfarë duhet të bëjnë maturantët para se të fillojë aplikimi i formularit A2. “Maturantët duhet të jenë të qetë, të bëjnë zgjedhjet e tyre me kujdes, pasi portali është i hapur në çdo orë”, thotë Xhelaj.

Pas marrëveshjes mes dy qeverive, edhe maturantët e Kosovës këtë vit do të hyjnë në garë njësoj si të maturantët nga Shqipëria. Por para se të aplikojnë për degët e preferuara në universitetet shqiptare do t’iu duhet t’i nënshtrohen disa procedurave shtesë.

“Të gjithë ata që duan të aplikojnë duhet të paraqiten pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore me diplomën përkatëse, do t’u bëhet njohja e diplomës dhe pastaj kanë të drejtë të regjistrohen pranë një gjimnazi, ku bëhet edhe procesi administrativ. Pastaj kanë akses si çdo maturant shqiptar”, thotë Xhelaj.

Ndërsa për ata të rinj që duan të ndjekin degët e mësuesisë, mesatarja mbi 7,5 do të jetë kusht për ta vazhduar masterin, por jo ciklin e parë bachelor. Formularin A2 maturantët mund të plotësojnë deri në 10 preferenca për studimet e larta. Sistemi përllogarit fituesit në bazë të rezultateve të maturantëve dhe kritereve të vendosura nga shkollat e larta. Kusht për hyrjen në universitete, publike ose private, nota mesatare duhet të jetë mbi 6,5.

Universitet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Future Hospitality Forum, Gonxhja: Investimet në hotele nuk mjaftojnë, duhet të rrisim edhe kapitalin njerëzor

13:02 / October 2, 2026

Skandali me videot intime, kompozitori Hila në hetim në gjendje të lirë për ‘ndërhyrje të padrejtë në jetën private’

12:59 / October 2, 2026

Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit përplasen me deputetin Erion Braçe

12:41 / October 2, 2026

Rama thirrje investitorëve të huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

11:31 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.