Ministrja Olta Xhaçka përshëndet dorëzimin e aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Duke i uruar autoriteteve të Kosovës shumë suksese në përmbushjen e detyrimeve të procesit të anëtarësimit, Xhaçka shpreh ndihmën dhe mbështetjes e Shqipërisë në çdo hap të procesit.
“Urime Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria do ta mbështesë dhe ndihmojë Kosovën në çdo hap të këtij procesi. Vendi i Kosovës është në BE ashtu siç edhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, shkruan Xhaçka.