Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Aplikoi për kredi dhe nuk e përfitoi, pas tetë vitesh del debitor. Si u vodhën paratë në emër të tij

22:39 / January 6, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Still0106 00004 800x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aplikoi për kredi dhe s’e fitoi, por pas tetë vitesh e sheh veten debitor. Është kjo historia e pazakontë që i ka ndodhur një qytetari i cili jeton në periferi të Tiranës.

Në vitin 2011 ai i ishte drejtuar Fondacionit “Unioni Shqiptar të Kursim Kredive” dega Ndroq për të marrë kredi, por meqë nuk i plotësonte kushtet për të qenë përfitues, kredia iu refuzua.

Pas tetë vitesh Bujar Lika përballet me skandalin, se është debitor, pasi kryetari i bordit që miratonte kreditë kishte falsifikuar dokumentat duke arritur që të lëvronte kredinë e refuzuar, në emër të tij.

Fiks Fare denoncoi sot me zë e figurë, këtë skandal, ku ish kryetari i bordit të fondacionit “Unioni Shqiptar” dega Ndroq Afrim Azuni, pranon mashtrimin.

Ai i kërkon qytetarit kohë për ta liruar nga barra e kredisë, kredi e cila me kamatvonesat ka shkaur 710 mijë lekë të reja dhe përmbarimi dueht të fillojë sekuestron

Gjatë investigimit Fiks Fare mësoi se për plotësimin e kushteve për marrjen e kredisë ish kryetari i bordit “Unioni Shqiptar të Kursim Kredive” Azuni kishte falsifikuar dokumentat duke vendosur si garanci për shlyerjen e parave 50 koshere bletësh, plug same, 3 lopë e makineri. Ndërkohë që vetë qytetari deklaron se uk ka zotëruar asnjëherë këtë pasuri

Bujar Lika tregon për Fiks Fare se nuk ishte në dijeni fare të një gjëje të tillë , por e kishte marrë vesh atë 7 vite më vonë. I vëllai i tij kishte filluar punë dhe paraqitet në bankë për të marrë rrogën, por duke e ngatërruar me Bujarin i cili është binjaku i tij nuk ia japin, duke i thënë se ai ishte debitor dhe duhet të shlyente kredin. ” Vëllai erdhi në shtëpi e më thotë kur e ke marrë kredinë dhe ku i ke çuar lekët se në bankë figuron që je debitor” tregon Bujari. Ai shpjegon se pasi ka marrë këtë sinjalizim nga i vëllai i është drejtuar Zyrës së Përmbarimit Tiranë, këta të fundit e kanë adresuar tek Banka e Shqipërisë. “Aty më thanë ke marrë kredi 5 milion lekë dhe bashkë me kamat vonesat vlera të ka shkuar 8 milion lekë” tha ai.

Në këto kushte qytetar i është drejtuar ish drejtusit të degës së fondacionit për Ndroqin, Afrim Azunit ku ai kishte aplikuar për kredi para 9 vitesh. Afrim Azuni aktualisht punonjës në Njësinë Administrative Ndroq i pohon se janë gabime që kanë ndodhur në sistem , por që gjithçka mund të rregullohet e mbyllet lehtë.

Vetë ish drejtuesi i fondacionit për Ndroqin pranon se shuma prej 500 mijë lekësh që u lëvrua atëherë, nuk janë marrë nga Bujar Lika edhe pse kredia ka dalë në emër të tij, por që qytetarit nuk iu bë asnjëherë e ditur.

Në takimet e vazhdueshme me qytetarin, ish drejtuesi i degës së fondacionit për Ndroqin premton se do ta shlyejë kredinë e cila çdo ditë rritet për shkak të kamatvonesave

Mashtrimi i ish punonjësit të bankës vahdon edhe më tej, për t’ia bërë më të besueshme skemën e mashtrimit që ka përdor për kredinë e tij, i thotë se paratë janë tërhequr nga një bashkëfshatar i tyre, pronar i një lokali.

Fiks Fare dhe qytetari i mashtruar me kredinë kontaktojnë me pronarin e lokalit ku i adresoi punonjësi i fondacionit. Në bisedë e sipër biznesmeni tregon se nuk ka tërhequr kurrë lekë në emër të dikujt tjetër, por ai pohon se këto janë mashtrimet dhe manovrat e kryetarit të bordit të fondacionit “Unioni Shqiptar të Kursim Kredive” për të përfituar para. / TCH

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Prestigjiozet evropiane flasin për këtë bankë shqiptare. Ja emri

15:59 / August 12, 2026

Kreditë me probleme bien në nivel rekord të ulët/ Zbret në 3.70%, por rritet me vlerë

14:40 / August 10, 2026

Pagesat në Shqipëri nga telefoni brenda pak sekondash, TIPS Clone nis në nëntor: Transfertat do të kryhen në kohë reale

11:32 / August 8, 2026

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje minimale pas vendimit të Kushtetueses

16:41 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.