Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Apokalips” i motit në SHBA: Stuhi bore, tornado e breshër bashkë!

23:15 / December 13, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SHBA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një stuhi masive, me erëra të dhunshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara, ka shkaktuar kaos në disa pjesë të Oklahomës dhe Teksasit përfshirë zonën Dallas-Fort Worth, duke sjellë me vete edhe tornado. Rajonet qendrore të vendit nga Malet Rocky, përgatiten të përballen edhe për reshje të dendura bore.

Dëborë parashikohet të mbulojë zonën që shtrihet nga Montana deri në perëndim të Nebraskës dhe Kolorados, e në disa rajone trashësia e saj mendohet se do të mbërrijë deri në 60 centimetra. Shi dhe akull parashikohet në rrafshinat lindore.

Tornadot sakaq sipas zyrtarëve kanë shkaktuar dëme të mëdha në Wayne të Oklahomës. Meteorologët vendas e kanë përllogaritur shpejtësinë e erës atje në 211 kilometra në orë. Stuhia shkaktoi tornado, breshër dhe shira të rrëmbyer në veri të Teksasit, ku u njoftua për disa të plagosur, si dhe për dëme të mëdha të shkaktuara mjaft shtëpive e bizneseve.

Ekspertët e motit paralajmërojnë se në disa pjesë të shteteve Iowa, Minnesota dhe Dakotën e Jugut mund të formohen shtresa akulli deri 2.5 centimetra. Stuhia nuk pritet të përfundojë shpejt, por do të vazhdojë të zgjerohet duke prekur shtetet e Luizianes, Misisipit, Alabames e disa pjesë të Floridës.

apokalips SHBA tornado
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.