Miqësoret e fundjavës kanë “mbërthyer” skuadrat e Kategorisë së Parë. Janë zhvilluar takime interesante, mes ekipeve me pretendime dhe jo vetëm. Ajo që bie në sy është fitorja bindëse e skuadrës së Apolonisë ndaj një Turbine që është shumë më ndryshe nga vitet e shkuara.
Jo vetëm kaq, por edhe Besa ka luajtur në Rrogozhinë dhe ka barazuar me vendas. Humbje ka pësuar Kastrioti nga Shënkolli, ndërsa Pogradeci ka mposhtur U-19 e Shkëndisë së Tiranës.
Ja rezultate e miqësoreve të zhvilluara këtë fundjavë:
Turbina-Apolonia 0-2
Egnatia-Besa 1-1
Pogradeci-Shkëndija Tr. 3-2
Shënkolli-Kastrioti 2-1