Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Apolonia në stinën e saj më të bukur: Pranvera mbi qytetin antik

09:10 / March 16, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9555
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, pranvera duket sikur vjen gjithmonë pak më herët. Kodrat përreth mbulohen me lule të egra, ndërsa mes kolonave, mureve antike dhe rrënojave mijëravjeçare shpërthejnë ngjyrat që e bëjnë peizazhin të duket si një pkturë e Monet.

Në këtë periudhë të vitit, monumentet e qytetit të lashtë marrin një tjetër aromë. Kolonadat e dikurshme, oborret e manastirit dhe rrugicat e gurta rrethohen nga gjelbërimi dhe lulet e pranverës, që krijojnë një kontrast fantastik me gurët e lashtë të qytetit antik.

E themeluar rreth shekullit VI para erës sonë, Apolonia u bë një nga qytetet më të rëndësishme të Adriatikut. Ajo njihej për shkollat filozofike, jetën tregtare dhe pozicionin strategjik përgjatë rrugëve të lashta që lidhinin Mesdheun me Ballkanin.

Sot, Parku Arkeologjik i Apolonisë mbetet një nga destinacionet më të veçanta kulturore dhe turistike në Shqipëri. Në pranverë, kur natyra zgjohet dhe monumentet mbështillen nga ngjyrat e stinës, ky qytet antik të ofron një pamje vërtet mahnistëse.

Fotot tregojnë pikërisht këto momente idilike.

E ndërsa pranvera prek gurët e lashtësisë, Apolonia shndérrohet në një nga peizazhet më poetike të trashëgimisë shqiptare./ATSH

apolonia Pranverës stinën
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

09:03 / March 28, 2026

Rama ndan pamjet: Muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës zgjojnë interes të lartë për t’u vizituar nga çdo moshë

09:00 / March 25, 2026

“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët

13:23 / March 24, 2026

Mozaikët e antikitetit në Mozaikun e Tiranës bëhen gati për publikun

11:39 / March 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.