Një hap i pazakonte për kompaninë, por Apple ka hequr dorë nga produktet që ushqehen me wirless për shkak se nuk punojnë si duhet.
Air Power u lançua në 2017-tën, dhe kishte si qëllim të ushqente shumë pajisje pa qenë nevoja të vendosen në prizë.
Por mesa duket inxhinierët e kompanisë nuk arritën të ndalonin nxehjen e tyre nga ky lloj karrikimi.
“Pas shumë përpjekjesh ne arritëm në përfundimin se Air Power nuk arrin standardet tona të larta dhe kemi anuluar projektin”, ka thënë kompania, pa shtuar asgjë më shumë.
Megjithatë, zëra për probleme të tij e kanë shoqëruar produktin që nga lançimi i tij në shtator të 2017-tës. Në atë kohë, Apple tha se do ta nxirrte në treg në 2018, duke premtuar “një zgjidhje karrikimi wirless me klas botëror”.
Por në fund të vitit të shkuar produkti mungoi kur u lançua dhe iPhone i fundit.
Por anulimi i këtij produkti mund të prekë pajisjet kufje që karrikohen me wirless të kompanisë, AirPods, të cilat janë promovuar dhe shitur me prmetimin se në të ardhmen do të karrikohen me AirPower. Madje, në paketimin e AirPods kishte dhe shpjegime se si do të vepronte AirPower.