Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Apple heq Current Time nga App Store, e kërkoi Rusia

12:45 / October 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture1 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Apple e ka njoftuar Radion Evropa e Lirë (RE:L) se e ka hequr aplikacionin e Current Time nga versioni rus i App Store, me kërkesë të Roskomnadzorit, agjencisë ruse për rregullimin e mediave.

Në një letër drejtuar REL-it, Apple sqaroi se arsyeja e heqjes së aplikacionit është se ai përmbante përmbajtje që cilësohet e paligjshme në Rusi dhe materiale nga një organizatë që autoritetet ruse e kanë shpallur “të padëshiruar”.

Current Time është rrjet televiziv dhe platformë digjitale në gjuhën ruse, e udhëhequr nga REL-i.

REL-i, një organizatë e pavarur mediatike e financuar nga fondi i Kongresit amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Media Globale, transmeton në 27 gjuhë në 23 vende të botës, kryesisht në rajone liria e medias është e kufizuar.

Projektet e REL-it në gjuhën ruse janë vënë nën trysni të shtuar nga Qeveria, veçanërisht pasi Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022. REL-i nuk e ka komentuar deri tani vendimin e Apple.

Pasi Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, Roskomnadzor bllokoi faqet e internetit të REL-it, përfshirë ato të Shërbimit rus të njohur si Radio Svoboda dhe Current Time.

Më 6 mars 2022, REL-i pezulloi punën në Rusi, pas masave të ashpra të Qeverisë ruse, duke përfshirë një kërkesë nga Shërbimi Federal i Tatimeve i Rusisë për ta shpallur falimentimin e degës ruse të organizatës.

Sipas REL-it, këto masa ishin kulmi i përpjekjeve shumëvjeçare të Qeverisë ruse për të penguar punën e tij.

Ministria e Drejtësisë e Rusisë e shpalli zyrtarisht REL-in si organizatë “të padëshirueshme” në shkurt 2024.

Veprimi i Apple për ta plotësuar kërkesën e autoriteteve ruse është pjesë e një tendence më të gjerë. Gjiganti amerikan i teknologjisë ka hequr 25 shërbime VPN nga App Store në korrik dhe 98 të tjera në shtator.

Këto masa kanë shkaktuar shqetësime në mesin e mediave të pavarura, OJQ-ve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, të cilët e kanë akuzuar Apple për ndihmimin e shtypjes së lirisë së fjalës në Rusi. Ata i kanë bërë thirrje Apple që të përmbahet nga veprimet që cenojnë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe t’i rikthejë aplikacionet e bllokuara VPN./REL

Rusia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.