Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Arabinë Saudite ku 81 të burgosur janë ekzekutuar brenda një dite. Brenda tyre përfshiheshin ata që janë të dënuar për vrasje, apo që u përkasin grupeve militante.
Njoftimi u bë publik sot nga Agjencia shtetërore e lajmeve në Arabinë Saudite.
Ajo ka thënë se personat e ekzekutuar kanë qenë pjesëtarë të grupeve si: Al-Kaida, Shteti Islamik, apo rebelë Huthi.
Sipas saj, ata kanë qenë duke planifikuar sulme nëpër vende të ndryshme dhe kanë kontrabanduar armë brenda Arabisë Saudite.
Shkalla e këtij ndëshkimi konsiderohet më e larta që ka ndodhur në vjetët e fundit në territorin e Arabisë Saudite./REL
