Disa vite më parë Arbana solli librin e saj të parë të gatimit duke na treguar dashurinë e saj për këtë pjesë. Por moderatorja e njohur e ekranit nuk u ndal vetëm tek libri i parë, teksa na ka zbuluar edhe kopertinën e projektit të radhës “Receta në 5 minuta”.
Nga emri sigurisht që shton kureshtje pasi shumë prej nesh do të donin të përgatisnin receta të thjeshta e të shpejta. Në Instagram ajo bën të ditur se libri do të jetë pjesë e panairit duke treguar edhe bashkëpunëtorët e saj.