Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arben Ahmetaj përplaset live me Baton Haxhiun: Je mik i Ramës, pa të ngelesh pa bukë

10:51 / February 28, 20253 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
800 0 1740730753xahmetaj 692
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka ndërhyrë live mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Çim Peka Live”, ku pjesë e panelit të diskutimit ishte dhe Baton Haxhiu.

Ahmetaj, iu përgjigj Baton Haxhiut lidhur me deklaratat që ky i fundit bëri se ish-numri dy i qeverisë është pyetur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar para se të shkarkohej nga kryeministri Edi Rama.

Ai i tha analistit që nuk duhet të gënjejë edhe pse është miku i kryeministrit Rama, pasi sipas Ahmetajt ai nuk është pyetur asnjëherë nga një njeri deri ditën e qershorit të vitit 2023.

“Mua nuk më ka pyetur asnjë njeri deri ditën e qershor i 2023. E dyta gjërat ndodhën në mënyrë simbolike dhe ditën që ka ikur Ilir Meta, më ka shkarkuar dhe i dridhej dora dhe zëri kreut të organizatës se donte të më bënte simbolikë, iku Meta iku dhe ky që i ka dhënë dosjen”, tha Ahmetaj.

Teksa më tej vijoi me akuzat ndaj Baton Haxhiut duke thënë se ai është i paguar nga inceneratorët dhe se ka Ramën “ngelet pa bukë”.

“Lëri këto se ti pa Ramën ngelesh pa bukë…”, tha Ahmetaj ndër të tjera.

Ahmetaj: Batoni po ta ketë mik vërtetë Ramën, ai do i ketë thënë që fatkeqësisht Ahemtaj nuk ka qënë pjesë e inceneratorit të Elbasanit dhe të Fierit.

Haxhiu: Herën e fundit nuk ke qenë tërësisht i sinqertë…Nuk kam ndërmend të flas më shumë seç duhet…mbylle këtë histori…

Ahmetaj: Lëri këto se ti pa Ramën ngelesh pa bukë…

Haxhiu: Nuk e pranoj unë këtë që ngelem pa bukë…

Ahmetaj: Unë para Ramës kam qenë me bukë dhe tani më la Rama pa bukë se më bllokoi ato që kisha me djersë… Ti je paguar nga inceneratorët..

Haxhiu: Mos gënje se nuk jam paguar nga inceneratorët…

Ahmetaj: Të lutem mos më hap barkun…

Haxhiu: Mos gënje se nuk kam marrë lekë nga inceneratorët…

Ahmetaj: Mua nuk më ka pyetur asnjë njeri deri ditën e qershor i 2023. E dyta gjërat ndodhën në mënyrë simbolike dhe ditën që ka ikur Ilir Meta, më ka shkarkuar dhe i dridhej dora dhe zëri kreut të organizatës se donte të më bënte simbolikë, iku Meta iku dhe ky që i ka dhënë dosjen.

Kur mori vesh që unë nuk isha i akuzuar qoftë në dosjen e Fierit dhe të Elbasanit që po shkonim në gjykatë, futi mercenarët median Top-Channel me plaçkitësen dhe Erionin…dhe bëri atë që bëri. Jo! I ka bërë të gjitha të qëllimshme. Nuk ka kryeministër në botën demokratike që të thotë që po të isha unë gjykatës dhe prokurorë do ta kishte më keq. Ditën pas disa orësh SPAK e ka marrë peng Eriolën dhe e ka çuar për kontroll, e ka marrë peng pa leje. Të lutem kur të zësh emrin tim në gojë mos gënje. Mbro Ramën se ashtu e ke punën…

Çfarë diskutoni për reformën në drejtësi. Praktikisht Shqipërisë i është shëmtuar surrati nga korruptimi i kryekundërzbuluesit të FBI të Nju Jorkut.

Arben Ahmetaj baton haxhiu Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Muzhaqi: Këshillat vendorë rinorë në 61 bashki të vendit kanë rol në zbatimin e programit të garancisë rinore

21:05 / June 16, 2025

”Emerald Azzurra”, kroçera luksoze në Durrës. Rama: Shqipëria destinacion për përjetime autentike

20:35 / June 16, 2025

Gjekmarkaj propozon Komisionin estetik: Të jepen çmimet Miss Oratoria dhe Miss Fjalimi, Toni Gogu kryetar jurie

20:18 / June 16, 2025

Samiti i SEECP, Begaj: Shqipëria e shqetësuar për tensionet Izrael–Iran, synojmë mbylljen e negociatave me BE brenda 2027

19:40 / June 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.