Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Arben Ahmetajt i digjet mandati i deputetit/ Vendin e tij pritet ta zërë Plarent Ndreca

15:59 / January 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1685010046 ahmetaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sezoni i ri parlamentar, vjen me ndryshime për grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Këtë 6 Janar, ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj i është djegur mandati i deputetit. Kjo për shkak se ai mbushi 6 muaj mungesë në aktivitetin e parlamentit.

Neni 71 i Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron kur ligjvënësi mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend. Arben Ahmetaj nuk është paraqitur në Kuvend që prej datës 6 Korrik, ku mori pjesë për herë të fundit në seancë plenare.

Në momentin që mbi të u ngritën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me dojen e inceneratorëve, Arben Ahmetaj nuk hoqi dorë vullnetarisht nga mandati i deputetit edhe pse Kuvendi e zhveshi nga imunteti.

Tashmë pritet të nisin procedurat se kush do pritet të zëvendësojë Arben Ahmetajn në Kuvend. Sipas përllogaritjes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, në listën kandidatëve të Tiranës pas Arben Ahmetajt renditet Dallëndyshe Bici, e cila fitoi 4977 vota preferenciale.

Mësohet se Bici, që aktualisht mban detyrën e drejtoreshës së IKMT-së, nuk do të pranojë mandatit e deputetit të Ahmetajt. Në këtë situatë pritet që mandati t’i kalojë juristit Plarent Ndreca, i cili në zgjedhjet e 2021, siguroi 4008 vota.

Arben Ahmetaj digjet mandati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.