Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Arben Frashëri u largua nga detyra, gazetari: Ditë zie për drejtësinë, të gjithë e njohin për ngjarjet e ’97-tës…

13:35 / October 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arben frasheri
Arben Frasheri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nga punonjësit më të njohur të Policisë dhe të Prokurorisë, Arben Frashëri, është shkarkuar nga detyra me pretendimin se nuk justifikon paratë për blerjen e apartamentit. I njohur në ngjarjet e vitit 1997 në Berat, ai ishte ndër të paktit që qëndroi në detyrë mes bresherive të armëve, ndërkohë që më pas punoi edhe në Tropojë për disa muaj. Frashëri njihet edhe si oficeri që u angazhua në hetimet e ngjarjeve më të bujshme, si Gërdeci, bandat e Lushnjes, Cërrikut, Elbasanit, Tiranës.etj. Një prej gazetarëve më të njohur të kronikës Sokol Çobo, e cilëson “lemeri” trajtimin që i është bërë një punonjësi të tillë duke nxjerrë të papunë, edhe pse ka rrezikuar jetën e tij dhe të familjes për të luftuar bandat më famëkeqe të viteve 2000.

Lexo edhe- Ngec në “sitën” e vetingut drejtori i drejtorisë rajonale të SHÇBA për Fier-Berat

POSTIMI I SOKOL COBO

Sot, ditë zie për Drejtësinë Shqiptare!
Një nga punonjësit më të zellshëm të Policisë dhe Prokurorisë u largua nga detyra! Arben Frashëri, që të gjithë e njohin për ngjarjet e vitit 1997 në Berat, një ndër të paktit që qëndroi në detyrë mes breshërive të armëve, u shkarkua se nuk justifikoi paratë për të blerë një strehë për familjen.
Arbeni nuk ishte pronar apo aksioner në ndonjë firmë! As me shtëpi të dyta, treta, vila në resortet më të mira në Shqipëri. Benin e njohin të gjithë për vendosjen e rendit pas trazirave të vitit 1997! La Beratin dhe qëndroi në Tropojë për muaj me radhë. Flinte në komisariat me armë poshtë dyshekut. U zhvendos në Tiranë dhe vuri pas hekurave bandat më famëkeqe të viteve 2000, anëtarët e të cilave ende sot nuk përmenden nga politika.
U angazhua në hetimet e ngjarjeve më të bujshme; Gërdecin! Ndër të vetmit që tentonte të futej në fshatin e rrënuar. Të sekuestronte armët e gardistëve. Apo edhe provat në Ministrinë e Mbrojtjes. Hetoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda bandat e Durrësit, Lushnjes, Cërrikut, Elbasanit, Tiranes…etj etj. Të gjitha dosjet e bujshme kanë në aktet e tyre emrin e Arben Frashërit.
Dhe, pasi i ke dhënë shtetit gjithçka, duke rrezikuar jetën e tij dhe të familjareve, largohet se nuk justifikoi shtëpinë. Lemeri!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.