Protestës së artistëve para Teatrit Kombëtar i është bashkuar dhe socialisti Arben Malaj, i cili është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ai u mundua të jepte një shpjegim për zgjidhjen e situatës, teksa në të njëjtin moment do të fliste dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
“Vazhdoni me Bashën se është kryetar partie”, tha Malaj, por gazetarët këmbëngulën që të vijonte fjalën e tij.
Sipas Malajt e para që duhej bërë është të largoheshin policët. “Ministrit Majko dhe socialisti i mirë Braçe të kërkojnë vendim qarkullues që për të gjithë periudhën derisa të ketë kontratë për fillim punimesh të hiqet bllokimi nga policia dhe artistët nga aktiviteti, palët në pozicion qetësimi, akt normative qarkullues”, tha Malaj.
Sipas tij nëse qeveria nuk bën një vendim qarkullues të bllokojë deri në nisjen e punimeve që mund të jetë dhe dy vite tha Malaj, i takon Kuvendit të zgjidhi situatën. “Nëse qeveria nuk bën vendim qarkullues të bllokojë deri në nisjen e punimeve që mund të jetë 2 vite, të mos prek teatrit. Artistëve dhe popullit i takon Kuvendit të vendit tim, Gramoz Ruçit të mbledhë deputetët që janë pushim dhe të marr një ligj vetëm me një paragraf, ndalohet hyrja te teatri dhe ndalohen aktivitete. Pas kësaj të bëjmë maksimumin për zgjidhje më të mirë që mbron pasuritë tona dhe krenarinë tonë”, tha Malaj.