Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi ka falenderuar sot përtnerët ndërkombëtarë për kontributin e tyre në lidhje me ngritjen e SPAK-it. Sipas tij kjo strukturë do të mundësojë luftën pa kompromis ndaj fenomeneve negative.
Postimi i plotë:
Sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë KLP çeli garën për prokurorët e Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK e cila së bashku me Byronë Kombëtare të Hetimit BKH që do të ngrihet së shpejti,mundësojnë strukturën e nevojëshme të luftës pa kompronis ndaj fenomeneve tepër negative të periudhës post komuniste,krim & korrupsion.Falenderim i veçantë për partnerët tanë BE dhe veçanërisht SHBA.