Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arben Ristani mesazh demokratëve: Votoni kundër autokratit Basha, po shkatërron PD

19:48 / May 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha ristani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arben Ristani, anëtar i Këshillit Kombëtar dhe një ndër zërat më kritikë me kryetarin Basha, e konsideron një farsë garën e hapur brenda PD për zgjedhjen e kryetarit.

I ftuar këtë të martë në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Ristani përsëriti qëndrimin e tij se Basha duhet të jepte dorëheqjen, pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas tij, Bashës i intereson vetëm karrigia, e jo fati i Partisë Demokratike.

“Aty ishte një farsë në përgjithësi, siç di Basha t’i menaxhojë dhe organizojë. Ai është treguar i vogël në të gjithë menaxhimin e situatës, tipike e Bashës, tipike e një drejtuesi që nuk kalon mbi interesat personale. E gjithë skema ishte me hile. Në mbledhjen e Kryesisë nuk është thirrur kryetari i Këshillit Kombëtar, kryetari i Komisioinit të Apelit, por kryetari i Komisionit Zgjedhor. Dy të parët kanë pasur kritika për Bashën, ndaj nuk i thirri. E gjithë tabloja funksionon në interes të tij personal. Aty u pa që do votohej me duartrokitje. Unë për vete, nuk kam votuar, votimi ishte me ngritje dore.”

Për Ristanin, nuk mund të bëhet kurrsesi një fushatë normale në vetëm dy javë.

“Shumë mirë që zgjedhjet u lanë në qershor. Sipas deklarimit të PD, ajo është shumë e shqetësuar për sektorin e turizmit dhe vendsoi që mos ta pengojë turizmin në muajin korrik. Është qëndrim zyrtar. Zgjedhjet duhet të ishin bërë sipas traditës. Humbësi duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet. Por, standard i Bashës është: kur humb, ngrin. Në këto zgjedhje, me afat 2 javësh, nuk mund të bëhet një fushatë normale elektorale. Basha deklaroi se do të bënte një tur në Shqipëri për masakrën zgjedhore të zhvilluar. E nisi, por nuk ishte një tur fakt-mbledhës, por për garën për kryetar.”

Në fund të bisedës, ai iu drejtua me një thirrje demokratëve: “Kjo lojë është e manipuluar. Ne i bëjmë thirrje demokratit të thjeshtë që ta shfrytëzojë këtë shans për të votuar kundër këtij autokrati, jo demokrati, që po rrëzon PD dhe po e çon nga humbja në humbje.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë, shkarkohet edhe Evis Sala! Kushi merr postin e nënkryetares së Kuvendit

18:39 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.