Shpeshherë figurat publike vendosen në qendër të vëmendjes së fansave dhe mediave pasi veshin të njëjtën veshje, duke u komentuar se kush e vesh i/e para apo kujt i shkon më shumë. Duke qenë se mund të vishen nga stilistët më në zë dhe ndjekin trendet e fundit, jemi dëshmitarë të shumë “xingjeve” që personazhet e njohur bëjnë në veshjet e tyre. Së fundmi Morena Taraku dhe Arbenita Ismajli kanë veshur të njëjtin fustan.
Interesant është fakti që dy bukuroshet i kanë postuar fotot në rrjetet sociale pikërisht ditën e sotme me pak orë diferencë. Bëhet fjalë për një fustan blu të ngushtë që ekspozon format trupore. Morena ka zgjedhur ta kombinojë me një palë syze dhe taka blu, kurse Arbenita pozon në një jaht mga pushimet e saj të fundit me Feron dhe Ninën. Të dyja duken shumë seksi me këtë veshje që ju shkon shumë dhe nuk mund të bëjmë një zgjedhje se kush ngjan më mirë.