Arda Turan është duke kaluar një moment të vështirë, ndërsa rrezikon të dënohet me 12 vite e gjysmë heqje lirie. Futbollisti turk mund të përfundojë në burg për shkak të një sulmi të dyshuar ndaj këngëtarit turk Berkai Sahin, jashtë një klubi nate. Ky incident ka ndodhur në muajin tëtor dhe pamjet janë publikuar aso-kohe nga një media turke.
Sipas asaj që raporton “Marca”, aktualisht lojtari i Bashakshehirit, ekipi turk është duke u përballur me një sërë akuzash duek përfshirë ngacmimet seksuale, gjuajtje me armë zjarri, prishje të qetësisë publike si dhe shkaktimit të lëndimeve dhe dëmtimeve fizike dhe psikologjike.
Sipas asaj që mediat turke raportojnë, Sahini ishte me gruan e tij Ozlem Ada në një klub nate në Stamboll, kur Turan ka ngacmuar seksualisht gruan e këngëtarit. Ai mësohet t’i ketë thënë: “Ju jeni shumë e bukur, nëse nuk do të ishit e martuar nuk do t’iu kisha lënë të largoheshit”.
Situata u bë më e rëndë për faktin se pas shërrit masiv tek klubi i natës, çdo gjë ka vijuar dhe në spital, Turan a ka shkuar me armë zjarri. Klubi i tij e ka dënuar turkun më një gjobë prej 370 mijë eurosh, ndërsa ai nga ana e vet është duke mbrojtur veten, duke thënë se çdo gjë është bërë për nderin dhe pastërtinë e tij.