Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu do të largohet nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, duke dhënë dorëheqjen nga ky institucion. Veliu ka zhvilluar sot një mbledhje me vartësit e tij, të cilëve u ka bërë me dije largimin e tij nga AMP. Ende nuk dihet arsyeja për largimin e tij, apo kush do ta pasojë Veliun në këtë detyrë. Dorëheqja e cila u dha sot zyrtarish, ”Tirana News” e bëri me dije para disa ditësh.
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment