Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Ardian Fezollari, jeta mes aparatit fotografik dhe armës

09:29 / June 17, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7fd767a1 df6e 4308 a942 03c0e8909478
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fotografi i mirënjohur, Ardian Fezollari, njëherësh edhe një oficer policie me gradë të lartë, ishte i ftuari i radhës i piktorit Helidon Haliti në “Mes dy botëve” në RTSH.

Mjeshtri i fotografisë se bukur, Ardian Fezollarin, ka publikuar katër albume me fotografi, të parin në vitin 2005.
Fezollari, sot 191 cm, ka qenë në fëmijërinë e tij një basketbollist i talentuar në ekipet e moshave në Pogradec dhe më pas me ekipin e të rinjve në moshën 14 vjeç, tek ekipi i qytetit “Ylli i Kuq”, që i befasoi të gjithë kur u paraqit gjatë një ndeshje në Korçë, me një imitim modern të uniformës së ekipit të “Jugoplastikës” në Jugosllavinë e kohës.

“Kam qenë 184 cm. Isha një fenomen në atë kohë. Interesohej Dinamo dhe Partizani për mua, madje kam luajtur një vit më Partizanin në Tiranë. Madje u bëra problem në Ministrinë e Arsimit dhe më kthyen për gjashtë muaj sërish në Pogradec”, tregon Fezollari.

Ai thotë se Pogradeci i atyre viteve ka qenë shumë ndryshe, ndërsa kujton se qytetarët e tij e kuptonin që kishte shkuar Enver Hoxha në qytet sa herë që televizioni kapte Rai Uno.

“Pogradeci në periudhën para ’90-s ishte elitë. Ai kalonte rreth 15 ditë në Vlorë dhe pjesën tjetër të gushtit, në Pogradec, por ne e merrnin vesh kur lidhej Rai Uno. Ai vinte dhe ne që rrinim në rrugë, na e bënte me dorë dhe vinte katra silurusi në liqen. Në momentin që takohej Rai Uno, të gjithë e dinin që ai kishte ardhur”.

Po nga i lindi Fezollarit pasioni i madh për fotografinë?
“14 vjeç kam parë gjithë Shqipërinë. Nuk kishte besoj fëmijë në atë moshë. Dy qytete më ngelën pa vizituar në atë kohë: Kukësi dhe Gramshi. Kukësin e kam parë për herë të parë në 2015 dhe Gramshin në 2018. E pashë Shqipërinë me syrin e një fëmije, por mahniteshe. Peizazhe fantastike”.
Fezollari pranon se nëse nuk do të shkonte në shkollën e Ministrisë së Brendshme, do të shkonte në Institutin e Fiskulturës apo në Fakultetin e Historisë.

Ai ndan dhe disa kujtime nga puna e tij në Spaç gjatë kohës së komunizmit. “Mbarova studimet dhe shkoj oficer në burgun, repartin 303 Spaç, një vit. Unë nuk i kam arritur të burgosurit politik, i kishin hequr, por siklet është dhe përata që janë brenda. Është një lloj vuajtje. Madje kur ka ardhur një shoqatë e “Mjekëve pa kufij”, sepse kushtet kanë qenë mizerabël për hir të së vërtetës, Ai tha që “burgje të tilla kam parë vetëm në jugosllavi, nuk ka bota burgje kaq të këqija”. u mahnit se disa të dënuar flisnin frengjisht. Qëmoti thoshin “Tmerri i Spaçit dhe tmerri i Burrelit”. Dhimbje e madhe këta që kanë qenë të dënuar politik”.

Ai tregon dhe pengun e rinisë së tij.

“Më vjen keq që nuk shkova të ndiqja part-time studimet për histori-gjeografi në Korçë”.

Fezollari njihet për kapelet e tij, madje disa të personalizuara dhe të vetmet dhurata që ai pranon të marrë nga shokët dhe miqtë, janë vetëm kapelet.

“E kam krijuar si një lloj brendi. Mund të kem mbi 200 kapele”, tregon ai.

Ardian Fezollari e ka fotografuar Pogradecin e tij në çdo stinë, mot me diell dhe me borë.

Ardian Fezollari Jeta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët

10:29 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.