Anna vajza e Ardit Gjebreas mbush sot 10 vjeç dhe për këtë përvjetor të saj duket se janë kujdesur të gjithë.
Vëllai, Joni i ka bërë një dhuratë vërtetë të rrallë, duke bashkuar fotot e tyre dhe i stampuar. Gjithashtu një yll Hollyëood, i cili ndoshta mund të shërbejë si fatsjellës për të ardhmen e ndritur të saj.
Por surpriza e vërtetë e të voglës ka ardhur nga babai, Arditi, i cili i ka përgatitur një festë si në përralla. Producenti ka vendosur që kjo ditëlindje, të ngelet gjatë në kujtimet e së bijës.
Drita, tollumbacet, qirinjtë dhe muzika dallojnë në këtë festë spektakolare. Deri më tani, publikimet i ka bërë Joni në rrjetin social ‘Instagram’.