Moderatori Ardit Gjebrea është surprizuar në këtë datëlindje nga djali i tij, Joni.
Nga reagimi i Arditit, si dhe vajzës së tij, Anës, duket që askush nuk e priste që Joni do t’i befasonte në këtë formë, por ai nuk kishte se si të mungonte në 59-vjetorin e lindjes së të atit.
Prezenca e të birit emocionoi Gjebrean, i cili nuk i mbante dot lotët.
“Gezuar ditëlindjen baba Nobel”, është shkruar në tortën që Joni mban në duar, teksa hyn për të uruar babain.