“Festa e Miqësisë” do të gjallërojë qytetin e Burrelit për pesë ditë radhazi. Ky aktivitet, i cili mbështetet nga Bashkia Mat, do të nisë ditën e nesërme, më 27 korrik, dhe do të zgjasë deri të hënën në mbrëmje.
Në këtë aktivitet festiv, do të marrin pjesë këngëtarët e mirënjohur si Armaldo Kllogjeri, Egzona Ademi dhe Klint Çollaku, të cilët me performancat e tyre do t’i zbukurojnë akoma më shumë mbrëmjet verore.
Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, fton qytetarët që të bashkohen në sheshin “Ahmet Zogu” për të kaluar momente argëtuese në këto ditë fundkorriku.
“Festa e Miqësisë nis nesër në qytetin e #Burrelit dhe do të zgjasë deri të Hënën në mbrëmje! Festa do të nisë në orën 20:00 deri në orën 00:00, do të performojnë këngëtarët e mirënjohur: Armaldo Kllogjeri, Egzona Ademi dhe Klint Çollaku . Takohemi tek Sheshi “Ahmet Zogu”. Mos mungoni“, shkruan Malaj.

