Për shumë fëmijë sot ka qenë dita e parë e shkollës, për të tjera dita e parë e rininsjes së rrugës së dijes, e mes shumë vogëlushve kanë shkuar sot në bankat e shkollës edhe disa prej fëmijëve të personazheve të njohur, të cilët emocionet e ditës speciale i kanë ndarë në rrjetet sociale.
Disa prej këtyre personazheve kanë zgjedhur të bëjnë dedikime për të vegjlit e tyre, të mbushura plot me dashuri sigurisht, ndërsa disa të tjerë, si Gent Zenelaj, kanë ndarë këshillën që i kanë dhënë fëmijëve, që pavarësisht emocioneve dhe pse jo, e frikës që mund të ndjejnë në nisjen e rrugëtimit të edukimit, gjithcka të shkojë sa më mbarë.