Ish zv.ministër i Arsimit për pak kohë, por Taulant Muka do të mbahet mend për qëllimin që i vuri vetes, nxjerrjen zbuluar të zyrtarëve me diploma dhe shkrime të kopjuara.
E fundit e publikuar prej tij është vajza e ish kryeministrit Sali Berisha, Argita, që sipas Mukës, materiali i saj është tërësisht i kopjuar në një publikim të Universitetit të Vlorës.
“Gjeni ndryshimin? Argita Berisha Malltezi (vajza e Sali Berishes) me artikull 100% plagjiature. Nje material teresisht i kopjuar nga nje publikim i Universitetit te Vlores. Universitetet shqiptare dhe e ardhmja e te rinjve jane marre peng nga kakistokratet majtas dhe djathtas te cilet e konsiderojne auditorin si nje ambjent per familjet e tyre dhe jo per te diturit!”, shkruan ai në postimin shoqëruar edhe me materialet.
Po duket se Taulanti vijon betejën e tij, pas vetëm dy oër pas postimit të parë ka postuar një tjetër reagim ku thotë se materiali për herë të parë është vjedhur nga Helga Vukaj, minsitre teknike e Financave para zgjedhjeve të 2017-tës. “Nese mikesha juaj jua ka vene emrin “gabimisht”, atehere, meqense jeni dhe juriste, mund ta coni ate para ligjit. Kush ju akuzoi se e keni marre titullin me kete artikull? Dhe ne ç’vend te botes eshte e detyrueshme qe çdo artikull i publikuar te regjistrohet ne ministri? Kjo tregon se ju jeni nul ne kerkim shkencor dhe ne progresin akademik. Nuk mjaftoheni me keto fakte? Mos u shqetesoni do kete fakte te tjera per te treguar kush ka integritet akademik, ti apo une? Qytetaret gjykojne”, thotë Taulanti.