Argita Malltezi në një rrëfim televiziv, pas shumë vitesh kjo, ndër të tjera tha se nuk ishte ajo që e bëri Lulzim Bashën pjesë të PD, nisur nga pyetja e drejtuar nga gazetarja Anila Hoxha.
Malltezi: Për sa kohë ai nuk do të pranojë të bëjë kompromis me të keqen, është e drejta e tij të ndjekë atë që mendon se është e drejtë. Një ditë të gjithë ne dalim dhe bëjmë logaritë para tjetërkujt, atë ditë duhet të jesh i bindur se do të kesh diçka për të thënë.
Hoxha: Lulzim Basha ka qenë miku juaj, a jeni penduar që e keni sjellë në politikë?
Malltezi: Unë nuk e kam sjellë kurrë në politikë, është gënjeshtër, sigurisht që ka qenë pjesë e rrethit tim shoqëror, ka qenë pjesë e rrethit të afërt shoqëror, ai ka pasur ofertë nga një parti tjetër në 2005 kur ka ardhur, e vetmja gjë që më ka kërkuar ka qenë të takonte Sali Berishën. Nuk e kam ditur se për çfarë do të flasin dhe nuk kam dashur ta di. Nuk më ka kërkuar kurrë një gjë të tillë, s’e kam bërë jo me Lulzim Bashën, por me asnjë njeri tjetër për një arsye të vetme, sepse nuk kam dashur kurrë t’i jap kosto Sali Berishës.