Vajza e liderit të opozitës Argita Malltezi u pozicionua pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor që u miratuan ditën e premte.
Lexo edhe :
Related Posts
Në një konferencë me gazetarët Malltezi deklaroi se në Shqipëri ende nuk ka ardhur koha për lista 100% te hapura.
“Unë nuk jam eksperte e Kodit Zgjedhor, por disa gjëra janë të qarta. E para kjo nuk është reformë zgjedhore, është zbatim i e vendimeve të gjykatës kushtetuese.
A ishin të volitshme? Unë mendoj që vota e diasporës duhej bërë. Janë 1.8 milion shqiptarë që jetojnë jashtë e tani do të kenë të drejtën e votës.
Cështja e dytë ishte pragu për kandidatët e pavarur. Këto ndryshime hoqën pragun kombëtar për kandidatët e pavarur.
Çështja e tretë është lista e kandidatëve. Po të shikosh cilësinë e atyre që fitojnë, kush ishte superstari i zgjedhjeve të fundit? Ishte Tom Doshi.
Partia duhet të bëhet garante e njerëzve që votohen. Nëse dikush ka para dhe thyen herësin ky nuk duhet të jetë kriter për të qenë deputet.
Listat tërësisht të hapura nuk i përgjigjen stadit të zbatimit të ligjit në Shqipëri” deklaroi Argita Malltezi.
Ndërsa për ndryshimet në qeveri, Argita Malltezi deklaroi se lëvizjet e ministrave nuk kanë lidhje me kërkesën e opozitës për qeverinë teknike.