Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj me ekselentët e gjimnazit “Qemal Stafa”: Kush mëson dhe punon fort ecën vetëm përpara

19:09 / January 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 01 07 at 18.47.05
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me nxënësit ekselentë të shkollës së mesme “Qemal Stafa”, duke diskutuar me ta dhe iu përgjigj edhe pyetjeve të tyre. Në takimin në sallën e Këshillit Bashkiak, Veliaj u kërkoi të rinjve që të mbështesin njëri-tjetrin sepse ajo është rruga drejt suksesit. Ai tha se kush mëson dhe punon fort, ka ecur vetëm përpara.

“Jam shumë krenar për ju! Të dalësh me të gjitha 10-ta në Tiranë është një arritje e jashtëzakonshme. Fakti që ju keni qenë të fokusuar, jeni të përkushtuar, duke i qëndruar me besnikëri misionit për të qenë më të mirët, është diçka e jashtëzakonshme. Ju jeni ‘ajka’ e këtij qyteti. Doja t’ua thoja në sy këto fjalë sepse e vlerësoj vërtet punën që keni bërë. Njerëzit që keni në krah nuk janë rivalët tuaj, por aleatët tuaj më të mëdhenj”, u shpreh Veliaj.

Më tej, ai vijoi me mesazhin për të rinjtë: “Përpara jush do të keni sfida dhe dilema, për çfarë do të studioni etj. Fakti që keni dalë më të mirët është diçka që duhet t’ia thoni vetes dhe të frymëzoni edhe të tjerët sepse të marrësh dhjeta është një nga aktet më patriotike sot. Kjo është arsyeja pse në gjithë këto vite kemi vendosur edhe posterat tuaja në rrugët e Tiranës, si një mënyrë për t’ju thënë të tjerëve se kështu vlerësohen njerëzit në një shoqëri të vlerave. Një komb që di është një komb që mundet. Kurse një komb që s’di është një komb që ngelet pas”.

Kryebashkiaku Veliaj ka nisur një grup takimesh me nxënësit ekselentë të të gjitha gjimnazeve të Tiranës, për t’i falenderuar ata për mundin, por edhe se me shembullin e më të mirëve frymëzojnë gjithë shoqërinë.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.