Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Argjentina fiton trofeun ‘Finalissima’ pasi mund Italinë

23:11 / June 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
argjentina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombëtarja e Argjentinës fitoi trofeun “Finalissima” pasi mundi sonte në Wembley Italinë me rezultat 3-0. “Finalissima” është një duel mes kampionëve të Evropës dhe Amerikës së Jugut, dhe kjo është hera e parë që një ndeshje e tillë luhet që nga viti 1993.

Fillimi i ndeshjes ishte një provë forcash, ndaj nuk pati shumë emocione deri në minutën e 28-të kur Argjentina kaloi në avantazh. Messi pasi shmangu mbrojtësin, depërtoi në zonë dhe asistoi për Martinezin, i cili shënoi për 1-0.

Argjentinasit dyfishuan epërsinë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Ishte një asistim fantastik nga Martinez për Di Marian, i cili përfundoi aksionin në mënyrën e duhur.

Gjysmë ore para përfundimit të ndeshjes Di Maria u arratis në krahun e djathtë, mori një top të gjatë nga Otamendi dhe gjuajti me këmbën e majtë nën traversë, por Donnarumma reagoi bukur. Katër minuta më vonë, Lo Celso u turpërua pasi humbi me portën bosh.

Shanset e Argjentinës ishin në linjë. Në minutën e 66-të Jorginho ishte i shkujdesur dhe humbi topin në mesin e fushës, dhe në kundërpërgjigje Messi pati një tjetër mundësi të shkëlqyer për të shënuar, por Donnarumma e priti. Kjo nuk ishte nata e Messit pasi Donnarumma e ndaloi në minutën e 70-të.

Argjentina kërcënoi rrezikshëm edhe në disa raste të tjera, ndërsa Italia e dëshpëruar zhgënjeu sërish sonte ushtrinë e saj të tifozëve. Në fund 3-0 finale u vendos nga Dybala në  kohën shtesë.

Rezultati dhe golashënuesit:

Itali – Argjentinë 0: 3 (Martinez 28′, Di Maria 45 + 1, Dybala 90 + 4′)

ARGJENTINA finalissima trofe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.