Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Arian Çani: Opozita të marrë një super kredi nëse do të fitojë zgjedhjet! Të lërë kolateral godinën e PD-së

17:17 / October 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 ca 1667231905
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Moderatori Arian Çani, thotë se nëse opozita do të fitojë zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, duhet të marrë super kredi në bankë për të financuar fushatën. Sipas tij, pushteti hyn në lojë me fitore të mëdha, ndaj opozita duhet të jetë e përgatitur.

“Mendoj se opozita duhet të bënte hapur, të merrte kredi në bankë, një kredi super të madhe sepse duke pasur një arkë partiake me shumë para krijon besim te njerëzit, tingëllon cinike por ato bëjnë diferencën, zgjedhjet janë një treg”, shprehet Çani.

I ftuar në emisionin “Pikat mbi i”, analisti u shpreh se opozita duhet të marrë kredi mbi 100 milionë euro “për të blerë Shqipërinë” dhe të lërë kolateral godinën aktuale ku ndodhet selia e Partisë Demokratike, pranë Rrugës së Elbasanit.

Arian Çani: Pushteti hyn në lojë me një fitore të madhe këtë herë, 10 me 0. Unë fus në garë edhe Durrësin dhe Elbasanin që janë shumë të rëndësishme, Durrësi është metropol i madh, nëse Berisha dhe Meta e marrin prapë do ishte fitore e opozitës edhe nëse humbin Tiranën. Duhen shumë para për fitoren, nuk e kanë fuqinë financiare që ka pushteti, 200 milionë euro është buxheti i Tiranës. E zëmë se del në garë Belindi, sado të ketë mbështetje morale duhen para, paratë duhen edhe në fushatat në Europë.

Joshen njerëzit nga paratë, nga premtimet dhe ndihmat, mund të mos paguhen 50 euro vota, por ndikohen në mënyra të tjera. Kur paratë përdoren në mënyrë të drejtuar pra për një kategori popullsie në vështirësi luajnë me shoqërinë civile, dërgojnë ndihma etj.

Mendoj se opozita duhet të bënte hapur, të merrte kredi në bankë, një kredi super të madhe sepse duke pasur një arkë partiake me shumë para krijon besim te njerëzit, tingëllon cinike por ato bëjnë diferencën, zgjedhjet janë një treg. Ato zbukurohen me para, mitingjet kushtojnë, ekranet e mëdha ku duket Rama bëhen me para, por jo të buxheteve sepse nuk mjaftojnë.

Meqë loja është e tillë, opozita duhet të marrë një kredi për të blerë Shqipërinë, patjetër mbi 100 milionë euro, kolateral do kenë besimin. Di që në gjithë botën marrin kredi opozitarët. Godina akutale e PD-së është kolateral i mirë, partia merr kredinë, nuk do marrin Meta dhe Berisha.

Arian Çani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.